Kompania “Telemarketing and Service” u themelua në Janar të vitit 2019 në Shkup me vetëm 15 punëtorë, por me një vizion inspirues për të ardhmen. Grupi fillestar që punoi nën moton “You deserve the best solution” ka arritur të zgjerohet sot me rreth 100 të punësuar, me zyra në qytetin e Shkupit, Tetovës, Resnjes dhe Velesit, ndërsa vazhdojmë të punojmë për shtrirjen tonë edhe në vende të tjera. Cdo e re apo i ri e meriton një mundësi për një karrierë premtuese, ne jemi aty për ti mbështetur ata.
Gjuhët në të cilat operojmë
• Gjermane
• Italiane
• Spanjolle
• Shqipe
• Turke
• Serbo – Kroate
Ne mendojmë se një kompani ka sukses kur është në bashkëveprim dhe në mbështetje të komunitetit, prandaj ne kemi zgjedhur të jemi afër të rinjëve dhe qytetarëve duke investuar për ta.
Për të gjithë ju që doni të bëheni pjesë e ekipit tonë duhet :
• Të njihni mirë njërën nga gjuhët e huaja
• Të keni aftësi të mira komunikimi
• Të jeni i hapur për punën në grup
• Të keni ambicie për sukses
• Të jeni të mbushur me energji pozitive dhe buzëqeshje
Ne angazhohemi shumë që pjesëtarët e ekipit të punojnë në një ambient familjar dhe të ndihen se i përkasin atij.

Veli Abdija
Мenaxher i Përgjithshëm

Arlind Useini
Zëvendës Drejtor

Jehona Zendeli
Кryesues i Grupit të Gjuhës Italiane dhe Spanjolle

Lume Bexheti
Кryesues i Grupit të Gjuhës Gjermane

Ajnur Xhafer - Aynur Xhafer
Asistentë ne gjuhen Turqishte
Visar Selmani
IT Manager

Amra Dzudzevic
Кryesues i Grupit të Gjuhës Serbe